Pemë të reja në Parkun e Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një grup të rinjsh, pjesë e programit ?Lead Albania 2019? morën pjesë në aksionin e mbjelljeve të pemëve në tiranë, duke iu shtuar Parkut të Liqenit 29 fidanë të rinj.Por kryebashkiaku Veliaj përshëndeti në veçanti angazhimin e tyre për nisma të tilla.?Sa bukur që stina jonë e mbjelljeve shkon me një metaforë shumë të bukur të një mbjellje tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me një fidanishte djemsh dhe vajzash super të talentuar të cilët kanë punuar në administratën shqiptare. Unë besoj se fidanishtja e vërtetë nuk janë pemët tona për statistikën e vitit, por janë djemtë dhe vajzat që janë mbjellë nga fondacioni në secilën ministri, bashki apo institucion.?Të rinjtë e programit LEAD kanë qenë edhe pjesë e reformave të tjera të rëndësishme.?Kam qenë i bekuar që me këta ?fidanë? të sponsorizuar nga AADF-ja, djem dhe vajza të shkëlqyer, punova në ministri ku bëmë disa reforma shumë të rëndësishme, si reforma e pensioneve, reforma e tregut të punës, reforma e zyrave të punës, reforma e hapjes së dosjeve, reforma e ndihmës ekonomike?Bashkia e Tiranës synon ta kthejë në traditë angazhimin e të rinjve në gjelbërimin e kryeqytetit.
Recommended