Atmosferë festash, Veliaj ndez dritat e pemës te Pazari i Ri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndezur dritat festive të fundvitit edhe tek Pazari i Ri, nga ku rikujtoi betejën e qytetarëve përpara rikonstruksionit të kësaj zone.Në fjalën e tij Veliaj ka sjellë në vëmendje protestën e banorëve të Astirit duke theksuar se beteja për ta bërë Tiranën më të mirë për qytetarët vijon e se kjo protestë është një limonatë përpara atyre që janë bërë për kryeqytetin.Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do vijojë punën për ndryshimin e qytetit edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke këmbëngulur se projektet e transformimit dhe modernizimit të kryeqytetit nuk do ndalen.Këtë vit, kryeqyteti është ndriçuar më herët me dritat e festave, në mënyrë që edhe të vegjlit ta gjejnë hapësirën për t?u argëtuar edhe festat e nëntorit.
Recommended