Nxënësit mbjellin pemë në parkun e liqenit artificial - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të tjera pemë i shtohen kryeqyetit.Këtë herë thirrjes së bashkisë së Tiranës
?Dhuro një pemë?, i janë bashkur rreth 100 nxënës për të mbjellë fidanë të rinj ulliri e mimoza në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial.

?U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre prindërve e fëmijëve që janë bërë pjesë e kësaj fushate. Për të gjitha shkollat e përfshira, dua t?u them edhe atyre prindërve që janë kritikë, në fakt janë pemë që mbillen tek shkolla e tyre, është oksigjen për fëmijën e tyre. Pra, çdo pemë që mbillet në shkollë është në fakt një burim oksigjeni për fëmijët që shkojnë në atë shkollë. Me këtë zell, dashuri e pasion për Tiranën, do vazhdojmë të bëjmë punë akoma më të mira?, tha ai.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se nisma për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet me pemë të reja, është edhe një mënyrë për të afruar të vegjlit me natyrën, por edhe për të përkujtuar dhe vlerësuar figura të rëndësishme të kombit.


?Më vjen mirë që në Vitin e Skënderbeut shtojmë sasinë e ullinjve në Tiranë, e cila ka qenë pema tradicionale që mbillej në kohën e tij. Është një mënyrë modeste se si fëmijëve, përmes mbjelljes, u mësojmë edhe pak histori, se çka ndodhur në vendin tonë dhe kush janë figurat tona kombëtare dhe çfarë pasioni kanë pasur për atdheun, jo vetëm për luftë, por edhe për paqe, për natyrën dhe gjelbërimin. Më vjen mirë që shtojmë një kodër të re, ku kemi bërë një shteg i cili i krijon akses te një pjesë e liqenit, që njerëzit as nuk e kishin parë që ekzistonte. Kjo lidhje e fëmijëve me natyrën dhe ky pasion për të mbjellë pemë dhe ndryshuar faqen Tiranës, besoj do të mbahet mend gjatë?,

Veliaj perseriti premtimin per mbjelljen e 100 mije pemeve deri ne 21 mars kur shenohet edhe dita boterore e pyjeve.

Recommended