Report TV - Vrapuesit dhe Vëllazëria Ungjillore mbjellin pemë, Veliaj: Bëhuni pjesë e aksionit

  • 6 years ago
Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, Parku i Liqenit Artificial po shton edhe sipërfaqet e gjelbra, duke rehabilituar bimësinë e dëmtuar për shkak të mosvënies dorë prej shumë vitesh. Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan sot edhe një grup vrapuesish dhe sportistësh, të cilët bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbollën fidanë të rinj duke kontribuar për më shumë hijeshi dhe oksigjen.

Kryebashkiaku tha se ka një pafundësi qytetarësh në çdo cep të Tiranës që i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve, ndërkohë që lista e pritjes e atyre që duan të lënë një gjurmë në qytetin e tyre është jashtëzakonisht e madhe.

Bëmë shumë mirë që e shtuam me një muaj aksionin sepse vetëm lista e pritjes e gjithë subjekteve që donin të dhuronin ishte jashtëzakonisht e madhe. Kështu, pse të mos u japim mundësinë të gjithëve t?i japin mbrapsht bujarinë qytetit të tyre. Ne punojmë të gjithë në punë të ndryshme, por një gjë që na bashkon është dashuria për vrapin, për sportin, për maratonën, për natyrën dhe për aktivitetet sportive.

Recommended