Ora News - PD akuza Veliajt: Po vijon betonizimin e Liqenit Artificial

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët për Tiranën në zgjedhjet e ardshme, selia blu ka nisur me akuzat ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Erion Veliaj.

PD me anë të zëdhënëses Ina Zhupa ka akuzuar Veliaj se po vijon betonizimin e Parkut të Liqenit Artficiale. Ajo shtoi se numri i lejeve të ndërtimit kanë kapur shifren rekord, rreth 2 mijë të tilla.

Ina Zhupa: Plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje, kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim."

Më herët deputetja Albana Vokshi akuzoi Veliajn për shpërdorimin e parave të taksapaguesve, pasi sipas saj paratë Ujësjellësit nuk shkojnë për furnizimin me ujë të pijshëm, por për të blerë makina elektrike.

Albana Vokshi: "86 tendera nga 260 ose një në tre tendera jepet pa garë. Vlera që do të kursehej nëse do të kishte garë të rregullt sipas ligjit është 2.4 milionë euro. Por shpenzimet e luksit janë edhe më skandaloze. 73 tendera nga 260, ose 12.7 milionë euro, shkojnë për luksin dhe rehatinë e Erjon Veliajt dhe drejtuesve të UKT-së. Erion Veliaj ka para për ujësjellësin, por në vend që t?i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, ka blerë këto ditë, 5 makina elektrike."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-akuza-veliajt-po-vijon-betonizimin-e-liqenit-artificial

Recommended