PD akuza Veliajt: Mashtrove, i dhe leje projektit të Edmond Begos që devijoi rrjedhën e Lanës

  • 5 years ago
Partia Demokratike vazhdon me akuzat në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryetarit Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, se kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lana për të favorizuar projektin e biznesmenit Edmond Bego, për të ndërtuar pallate. PD publikoi një video, ku sipas PD provohet se prona ku është planifikuar të ndërtohet kompleksi rezidencial me pallate nga Bego. Video është marrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe Gazmend Bardhi, ekspert për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike, thanë se Veliaj mashtroi kur tha se nuk ka patur projekt për ndërtim pallatesh tek Unaza e Re. Në pamje është plani vendor i Tiranës si edhe një leje për të ndërtuar në zonën e etiketuar si TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro.

Pjesë nga deklarata e Ina Zhupës:

Sot do t?ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt. Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi. Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumen e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash. Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana.

Recommended