Ora News - PD: Po tentohet shfajësimi i Tahirit nga akuza për trafik droge

  • 5 years ago
#oranews #saimirtahiri #pd

Partia Demokratike deklaroi sot se vendimi për të ndërprerë hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të shfajësuar ish-Ministrin e Brendshëm nga akuza për trafik droge.

Deputeti Flamur Noka tha se në vend që Rama t?u thotë shqiptarëve t?i kërkojnë falje Saimir Tahirit, ai duhet të përgjigjet, nëse babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit, kanë udhëtuar së bashku me Habilajt.

10 marsi është afati i fundit që Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim për dosjen ku po hetohet ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Pas vendimit, ish-Ministri u shpreh se kësaj maratone po i vjen fundi.

Noka: Tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave. Kjo do të thotë se, nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje, dosja mund të shkojë në gjykatë e paplotë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-po-tentohet-shfajesimi-i-taihirit-nga-akuza-trafik-droge

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended