Në vendim 'harrojnë' të shpallin të pafajshëm Saimir Tahirin nga akuza për drogë

  • 5 years ago
Pas 12 orësh në dhomë këshillimi, tre gjyqtarët, të cilët dje gjykuan Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, ?harruan? të shpreheshin lidhur me akuzën e trafikimit të drogës, që Prokuroria e kishte ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Në tri faqet e vendimit, që ua lexuan dje përpara të pandehurve në prani të gazetarëve, gjykatësi lexoi arsyetimin e ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale nga trafik të lëndëve narkotike, por nuk dukoment e vendimit të zbardhur nuk ishte shkruar.

Në dokument në fakt, shkruhet "Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (...) dhe deklarohet të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet''.

Recommended