Report Tv-Akuza për korrupsion me tenderat e ushqimeve, Gjykata shpall të pafajshëm Artur Zoton

  • 6 years ago
TIRANË-Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur të pafajshëm, ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto. Zoto u dënua më 11 maj 2018 nga Gjykata e Shkallës së Parë me 5 vite burg dhe 5 vite ndalim të të drejtës për ushtrim detyre.

Avokati i Zotos, Ardian Leka, në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës, ka thënë se vendimi ishte i pritshëm pasi klienti i tij ka qenë i pafajshëm.

Ajo gjë nuk ka ndodhur. Thoshte që flisja në telefon me Zoton por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë. Gjykata e Shkallës së Parë u vu nën presion, Gjykata e Apelit e shqyrtoi me vëmendje. Për 2 orë do të lirohet.

Ardian Leka, avokati i Artur Zotos
Artur Zoto u mor si i pandehur më shtator të 2017-ës, me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve. Prokuroria mori për bazë akuzat e ish-vartësit të Zotos, Iljaz Labit, i cili akuzonte Zoton për korrupsion me tenderat e ushqimeve të të burgosurve. Sipas Labit ai kishte marrë para nga biznesmenë duke përcaktuar fituesit e tenderit të vezëve dhe bulmetit, por Zoto e mohoi këtë akuzë duke thënë se jo vetëm s?ka marrë para, por as nuk flet e komunikon me Labin.

Iljaz Labi mori statusin e të të penduarit të drejtësisë dhe u kërkua dënim i konvertuar për shkak të bashkëpunimit me organet e hetimit.