Ora News - Hajdari PS-PD-LSI: Ju ftoj të takohemi të martën, 22 shtator, për listat e hapura 100%
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimet në këshillin politik.

Hajdari, përmes një letre shkruan se ka ardhur koha që të gjithë të lënë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohin interesat madhore të vendit.

Hajdari përshëndet qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, dhe kërkon që të vijohet puna e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë proces.

Hajdari i fton partitë kryesore që të takohen ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave.

Hajdari: Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik, si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për çështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021. Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model. Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë proces, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80% të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hajdari-ps-pd-lsi-ju-ftoj-te-takohemi-te-marten-22-shtator-per-listat-e-hapura-100/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended