Ora News - Reforma zgjedhore, opozita me propozim të tretë për KQZ-në: Kërkon veto
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

PD do të çojë ditën e mërkurë (24 qershor) në tryezën e Këshillit Politik, propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së re.

Selia blu jep ok që përzgjedhja e tyre të bëhet në një komision të posaçëm parlamentar, por vë si kusht të drejtën e vetos e anëtarit të saj. Sipas burimeve përfaqësuesi i opozitës së bashkuar zgjedh 2 nga 5 anëtarët e KAS dhe Rregullatorit.

Ndërkohë PD kërkon garanci edhe për hapin që pason përzgjedhjen, që lidhet me votimin e emrave në Kuvend. Në propozimin e ri kërkohet që deputetët duhe të votojnë në bllok pro ose kundër listën me kandiatët të cilat kanë kaluar nga komisioni i posacëm parlamentar.

Ndërkohë nga ana tjetër PS kërkon të nxitojë që ligji i ri zgjedhor të shkojë në Komisionin e posaçëm parlamentar para 30 qershorit dhe më pas të votohet në Parlament me 84 vota.

Për këtë arsye Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen në orën 17:00 të ditës së mërkurë për të dakordësuar të gjithash çështjet që kanë mbetur pezull si dhe të diskutojnë dispozitën tranzitore që do të fusë PD dhe LSI-në në sistem.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-opozita-me-propozim-te-ri-kqz-n

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended