E diela kulturore në Tiranë - (6 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Si ditë pushime e zakonshme, e diela tashmë është bërë rutinë për një pjesë të banorëve të kryeqytetit, duke mos ditur ku takalojnë të vetmen ditë të javës pa strese. Shëtitja tashmë masive mbetet për ta i vetmi argëtim kulturor. Kështu pikëtakimet e fëmijëve të shoqëruar nga pridërit mbeten disa lodra të ngritura afër qendrës së Tiranës, por edhe Piramida si i vetmi vend çlodhës vazhdon të jetë qendra e argëtimit.

Këmbana e Paqes vendosur në qendër mbetet e vetmja ekspozitë, ku të gjitha moshat e shikojnë dhe e shijojnë artin e saj të tingëllimit. E diela mund të ofrojë edhe më tepër. Kështu teatri ?Rubairat? pret çdo të dielë artëdashës të ndjekin në ambjentet e këtij spektakëli të organizuar nga Tv Klan ?Sport and Show?. Për disa orë mund të shijosh nga afër atë çka ndosh këtu, por jo vetëm kaq. Akademia e Arteve të Bukura vazhdon të jap dramën ?Mbretëresha e Bukur?, me regji të Kiço Londos, luajtur nga emra të njohur të teatrit shqiptar. Ndërsa filmi ?Rrezik i dyfishtë? në kinemanë e vetme të kryeqytetit Millenium, mesa duket ka arritur të thithë publikun e dëshiruar.

Megjithëse pak e vakët nga ana kulturore, e diela e sotme ka arritur të organizoj shance argëtimi me një klimë të ngrohtë sot është mundur të kalohet mirë./tvklan.al

Recommended