Spitali Psikiatrik i Tiranës - (26 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot është dita kur pacientët e spitalit nr.5 në Tiranë takohen me familjarët e tyre. Një ditë e veçantë sepse disa prej të sëmurëve më të meta mendore mund të marrin leje për të shkuar në shtëpitë e tyre, ku të paktën njëhërë në javë të lahen e pastrohen. Në shtëpinë e përditshme mungon dushi dhe elementët bazë të higjenës njerëzore. Por jo të gjithë e kanë këtë fat, më agresivët duhet të qëndrojnë këtu. Mjeku psikiatër tregon se të sëmurët psiqik kanë nevojën e një kujdestari në repartin e psikiatrisë. Kjo është fundjava e të sëmurëve që banojnë në spitalin nr.5 të Tiranës krejt e ndryshme nga ajo e pjesës tjetër./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended