Perurohet Spitali Pediatrik Tirane (6 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Dy gratë e shquara gjermane njëra e kancelarit Shcreder dhe tjetra e publicistit Springet shoqëruara dhe nga zonja e parë Mejdani dhe zonja Kryemadhi, kanë përuruar pjesën e mbaruar të punimeve në Spitalin Pediatrik. Rikonstruktimi i kësaj qendre është bërë me fondet e dhuruara nga nisma "Një zemër për fëmijët" dhe mbeshtetja e shtetit të lirë të Bavarisë.
Me iniciativën e Gazetës "Bild" miliona lexues gjermanë kanë kontribuar për pajisjet teknike të spitalit. Zonja Shcreder tregon përshtypjet që i ka bërë ky vend pasi përballoi krizën kosovare. Pamë mundësitë e kurimit të këtij spitali dhe vendosëm që këtyre fëmijëve të mos u mungojë asgjë. Paratë këtu janë administruar mirë. Ai që ka përfituar më shumë është reparti i kirurgjisë.
4 salla operacioni janë pajisur me aparatura dhe ambiente të reja komode si për pacientët, por edhe për stafin mjekësor, ndërsa fasada ka përfituar fonde të reja. Kjo është faza e parë për rikonstruksionin e gjithë godinës. Dashamirësit gjermanë kanë vënë dhe 2 milion marka të reja./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended