Aktivitetet kulturore ne Tirane - (19 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në Akademinë e Arteve, në kuadër të stinës koncertore, ?Allegretto Albania? është zhvilluar një koncert me solistët e rinj të Tiranës. Solistët e rinj të Tiranës, rikthehen më një nga violinistet më premtuese shqiptare, Orgesa Dylgjeri e shoqëruar nga një dirigjent italian. Ndërkohë kjo stinë ka tërhequr një numër të madh shikuesish dhe admirues të muzikës klasike.

?Teatri i Maskave të Zhveshura?, kështu është quajtur tragjikomedia ?Njeriu, kafsha dhe virtyti?, nga Pirandelo. Kjo vepër është edhe premiera e parë e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, për sezonin artistik të vjeshtës. Në këtë shfaqje, del në pah jeta e njerëzve në iluzion, pa mendime. Regjia e shfaqjes është realizuar nga regjisorja Drita Agolli. Kjo shfaqje është vënë me mjeshtëri në skenë nga aktorët Bujar Asqeriu, Valbona Imami, Fatos Sela, Ahmet Pasha etj./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended