Aktivitetet kulturore ne Tirane - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në javën që kaloi, aktivitetet kulturore dhe muzikore në Tiranë, nuk kanë munguar. Kështu në sallën e Akademisë së Arteve nisi stina konceptore ?Allegretto Albania?. Në Galerinë Kombëtare është çelur ekspozita me grafikë gjermane të viteve ?80. Ndërsa Teatri i Operës dhe Baletit, ka vënë në skenë baletin ?Lola?, që do të vazhdojë shfaqet për dy netë me radhë.

Për javën që vjen, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierën e dramës ?Njeriu, kafsha dhe virtyti?, në Teatrin Kombëtar, duke nisur që nga data 13 Tetor deri në datën 15. Në teatrin e Rubairave, do të vazhdojë shfaqja e filmit ?Deti i Kaltër?, ndërkohë në kinema Millennium ka nisur shfaqja e filmit të ri ?Profesori i çmendur 2?.

Shoqëria aksionere Ida, që përfaqësohet me kinematë Millennium, së shpejti do të nis dhe shfaqet e filmave hollivudian në Kosovë. Filmi i parë që do të shfaqet do të jetë ?Gladiatori?./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended