Aktivitetet kulturore ne Tirane - (15 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Festivali, ?Vjeshta e Tiranës 2000?, ka nisur sot aktivitetin e tij me hapjen e ekspozitës të piktorit Sokol Buza. Ky është viti i 7, që zhvillohet ky aktivitet në Shqipëri dhe është i organizuar nga seksioni shqiptar i ISCM. Këtë vit është nën patronazhin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Në këtë festival paraqiten 14 koncerte muzikore nga shtete të ndryshme të botës, që do të kenë ditën e tyre muzikore. Gjashtë ekspozita piktorësh për festivalin e arteve pamore. Në ekspozitën e sotme, e cila çeli dhe fillimin e këtij festivali, fjalën e hapjes e mbajti drejtori i festivalit, profesor Sokol Shupo.

Ai ka theksuar, se pikat e forta të këtij edicioni do të jenë përsëri aktivizimi i të rinjve, promovimi i krijimtarisë dhe interpretimit shqiptar dhe mbi të gjitha cilësia. Ndërsa pasdite po në kuadrin e këtij aktiviteti është zhvilluar koncerti ?Dita e Muzikës Austriake?./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended