Portreti i nje fotografi ne Tirane - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ky është një prej fotografëve në qendër të Tiranës. Eduardi 40-vjeçar, ka 8 vjet që ushtron zanatin e fotografit. Profesioni i dikurshëm ka qenë ekonomist, por kjo punë është harruar pas vitit ?92. Në fillim për të ka qenë e vështirë, çdo ditë ushtrohej me një aparat të markës Zorki i trashëguar nga familja bardh e zi. Më pas zanati erdhi drejt perfeksionimit. Sot ai përdor dy aparate, përfshi edhe një aparat të çastit.

Eduardi del çdo mëngjes në orën 9 tek shatërvani në qendër të Tiranës, vend i zgjedhur për klientët. 6 kilometra rrugë nga shtëpia deri këtu, për të fituar dhe mbajtur familjen. Këtu arrin të kompozojë bukur fotografinë, ndërsa larjen e bënë në një studio private.

?Më shumë punë ka kur janë ditë feste, ose ditët e verës, që ishin ditë të shtunë ose të diel, që bënim nga pak punë, arrinim të fitonim tek 10-15 mijë lekë në ditë?.

Një foto që mund ta marrësh për disa orë, kushton 150 lekë, ndërsa ajo e çastit 300 lekë. Megjithëse të jesh fotograf është art më vete. Artistë të tillë shumica janë bërë pas viteve ?90./tvklan.al

Gazetar ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended