Dita e votimeve, nje e diel e zakonshme ne Tirane - (1 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Përveçse e diela e votimeve 1 Tetori është edhe ndoshta e diela e fundit me diell për këtë vit. Nga kodrat e Liqenit të Tiranës, shumë çifte apo familje kanë përfituar nga e diela e ngrohtë për të pirë një kafe, apo për të shëtitur me varka në liqen. Me gjithë dëshirën për të shfrytëzuar çdo mundësi për të shëtitur, njerëzit nuk kanë harruar sot edhe detyrën e tyre qytetare për të votuar. Shumica e kanë filluar ditën para kutive ndërsa të tjerë preferojnë orët e pasdites për të votuar.

Gazetarja:- Keni votuar sot?

Qytetari:- ?Po kemi votuar, që në mëngjes. Mendoj se është një detyrë qytetare për të votuar, pastaj ka kohë edhe për kënaqësitë e tjera, apo shëtitjet që mund të bëhen në një ditë të diele?.

Gazetarja:- Keni votuar sot?

Qytetarja:- ?E kam planifikuar të votojë më vonë. Në fillim po bëjë një shëtitje dhe më vonë do të votojë?.

Të vetmit që nuk kanë gjetur pak kohë për të votuar janë të rinjtë, që sot kanë pasur ditën e tyre të dasmës. Ky çift deri tani nuk ka gjetur kohë për të votuar. Përgatitjet për dasmë, shëtitjet, vizitat e tani dreka dhe ceremonitë nuk i kanë lënë ende kohë. Por dhëndri me emrin Sali është nga studentët e Dhjetorit 90, kështu që sapo të përfundojë dreka e dasmës, së bashku me nusen do të votojë edhe ai./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended