Mberrijne ne Tirane veteranet e basketbollit kanadeze - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Mbërriti sot në Tiranë skuadra përfaqësuese e veteranëve të basketbollit të Kanadasë, e cila gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë në kryeytet dy takime miqësore me përfaqësuesit e veteranëve të basketbollistëve tanë, duke u dhënë mundësinë sportdashësve shqiptarë, të rikujtojnë çastet emocionuese të viteve 70-80, kur Agim Fagu, Vaso Shaga, Bujar Shehu, Kastriot Mushi, Kushtrim Zaçe, Piro Koleka, Konstandin Shkurti, Ilir Trebicka, Arben Fagu etj, përfaqësonin denjësisht basketbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Të martën e të premten në pallatin e sportit Asllan Rusi, do të luhen këto dy takime miqësore, të cilat do të pasqyrohen edhe nga TV Klan. Për këtë aktivitet miqësor, folën për kamerën tonë edhe dy protagonistët, sponsori i përfaqësuesve të Kanadasë dhe Kastriot Mushi, një nga emrat e shquar të basketbollit shqiptar.

?Ne kemi qëllim, që të vijmë këtu, të kemi ndjenja të përbashkëta mes dy popujve, kanadezë dhe shqiptarë dhe mendojmë të kalojmë të njëjtat emocione si në vitet 70?.

Kastriot Mushi:- ?Aktiviteti që ne do të zhvillojmë në Shqipëri është rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë, nëpërmjet ekipit kanadez dhe ekipit shqiptarë. Ne kemi programuar dy ndeshje dhe krahas saj kemi ndërtuar një program për të vizituar Shqipërinë?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended