Elbasan rritja e popullsisë - (20 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në harkun kohor të shtatë viteve qyteti i Elbasanit rregjistron një rritje popullsie sa qytetet Peqin dhe Cerrik të mbledhura bashkë. Sipas zyrës së gjendjes civile të rrethit nga viti 1993 deri në fund të vitit 1999 shtesa e popullsisë në qytet shënon shifrën 17832 banorë. Mirpo po të marrësh parasysh edhe zbritjen e popullsisë nga zonat rurale rritja e popullsisë duhe të jetë edhe më e madhe.

Ndërkohë ku shumica e popullsisë jeton në fshat rreth 134 mijë vetë, rritja e popullsisë ka qenë vetëm 6478 vetë kundrejt 183 mijë banorë që rregjistrohen në qytet. E ndërsa qyteti i Elbasanit çdo vit rregjistron rritje galopante të popullsisë një gjë e tilë nuk ndodh në qytete të kategorisë së tretë si Peqin, Cerrik, Prrenjas, Librazhd etj. Edhe banorë të këtyre qyteteve kërkojnë të largohen nga vendlindja e tyre duke preferuar metropolet apo emigracionin.

Megjithse qyteti i Elbasanit ndodhet në kolaps social sërisht banorë të zonave rurale preferojnë të zbresin në kërkim të një jete më të mirë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended