PD kerkon ri-regjistrimin e popullsise: "Lista e votuesve e pasakte"- (23 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj listës së regjistrimit të votuesve, e cila i është paraqitur dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas PD, janë 2 milion e 800 mijë votues dhe jo 2 milion e 300 mijë siç është deklaruar. Kërkojmë ri-regjistrimin e popullsisë, deklaroi zëdhënësi i selisë blu Edi Paloka.

Sipas tij qeveria duhet t?i thërrasë mendjes, për të regjistruar edhe 500 mijë njerëzit e lënë jashtë listave të votuesve. Pranë PD-së tha Paloka, kanë qenë të shumta dëshmitë e qytetarëve, që janë lënë pa u regjistruar. Ata kanë qenë me pushime vijoi ai dhe i kanë regjistruar si të larguar.

Për Partinë Demokratike, kjo është pjesë e manipulimit të zgjedhjeve të 1 Tetorit. Ndërkohë në Partinë Demokratike, vazhdojnë seleksionimet e kandidaturave për kryetar bashkie dhe komune në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/