Lista paraprake e votuesve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Brendshme bëri publike listën paraprake të personave që do të votojnë më 30 Qershor të 2019.Duke iu referuar të dhënave paraprake nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë mbi 3 milionë e 549 mijë persona.Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?.Po ashtu, listës i janë hequr edhe 1.309 emra të njerëzve mbi 100 vjeç.Sipas ministrisë, pritet që numri i votuesve të rritet, pasi listës përfundimtare do tu shtohen edhe emrat e atyre që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve.Ndërkohë që nesër është afati i fundit që zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, në vendet ku banojnë.Ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive ose njësive administrative.Nga data 5 dhjetor 2018 do të nisë edhe verifikimi në çdo zyrë të Gjendjes Civile nëse është përmbushur detyrimi për publikimin e listave të para të zgjedhësve.

Recommended