BE apel votuesve të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 140 mije te rinj do te votojnë për here te pare ne zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Ndaj per ndërgjegjësimin e këtyre votuesve është bere nje trajnim, mbi rëndësinë e votës dhe te sistemit zgjedhore, ku ne te gjithë vendin janë trajnuar 35 mije maturante te gjimnazeve publike. Ambasadorja e BE-se, Romana Vlahutin, i kërkoj te rinjve qe te marrin informacion për kandidatet para se te votojnë. Ne gjimnazin ?Arben Broci?, maturantet kane kryer edhe nje simulim per procesin e votimit, per kandidatin qe do te vendoset ne krye te bashkisë dhe per anëtaret e këshillit bashkiak. ?Është shumë e rëndësishme që shkollën ta afrojmë me proceseve të tilla që edukojnë qytetarë të një demokracie evropiane. Është një mundësi e vyer që shkolla t?i qaset formimeve dhe shprehive që kanë të bëjnë me votimin për herë të parë, për të pasur në Shqipëri realisht një votë të lirë, të fshehtë dhe që u shtrohet në mënyrë të përgjegjshme dhe në liri të plotë?. Ky projekt i Këshillit te Evropes për ndërgjegjësimin e votuesve te rinj ne Shqipëri, zbatohet qe prej vitit 2007.

Recommended