Rënie e lehtë e të infektuarve të rinj në 24 orë në vendin tonë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i të prekurve të rinj brenda një dite në vendin tonë pësoi një rënie të lehtë, krahasuar me të martën.Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nga 255 të dyshuar, 12 prej tyre kanë dalë pozitivë. Harta e të infektuarve u zgjerua në Fier, Krujë, Kamëz, Shkodër e Tiranë.?Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.?Të martën u konfirmuan 17 raste të reja pozitive. Kjo do të thotë se sot kemi pesë raste më pak.

Recommended