Rritet sërish numri i të infektuarve në orët e fundit në vendin tonë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen të infektuarit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Epidemiologia Eugena Tomini përditësoi shifrat dhe deklaroi se kurba ka pësuar sërish luhatje.Ndryshe nga e enjtja, kur patëm vetëm pesë raste, sot janë regjistruar 12 të tillë. Totali i të infektuarve shkon në këtë mënyrë në 981.?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.?Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete në vendin tonë. Për të mbajtur kurbën të qëndrueshme, Eugena Tomini kërkoi nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Recommended