Ulet numri i te infektuarve 24 oret e fundit

  • 4 years ago
Ndryshe nga një ditë më parë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të hënë se 33 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që të dielën ishin 71 të infektuar.

Në shërbimin infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aty po trajtohen 82 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 1 është intubuar.

?Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz?.

Një lajm i mirë vjen sa i takon të shëruarve. Kjo pasi gjatë orëve të fundit, 25 qytetarë i janë shtuar listës që e kanë kaluar sëmundjen. Aktualisht në vendin tonë janë 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Ministria e Shëndetësisë apeloi për vetëndërgjegjësim mes qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zbatim të masave të vendosura.

?Për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe për të mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca. Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended