Shënon ulje numri i të infektuarve nga Korona, 7 të infektuar dhe një viktimë për 24 orët e fundit

  • 4 years ago
47 të shëruar dhe 7 të tjerë të infektuar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Numri i personave të shëruar në raport me rastet aktive është dyfishuar. Në Tetovë është regjistruar numri më i madh i të shëruarve, ndërsa numër të konsiderueshëm ka edhe në Kumanove dhe Shkup. 4 persona nga Tetova janë infektuar me virus, ndërsa në Shkup, Prilep dhe Kratovë nga një rast. Në Kumanovë, Strugë dhe Veles nuk ka të infektuar. 1 viktimë është regjistruar në Shkup. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është kompozitori Dragan Vuçiq.

Recommended