Rritet numri i të infektuarve në Berat/ Pas ekonomistes, pozitivë dhe dy punonjës të Ujësjellësit
  • 4 years ago
Pas konfirmimit ?pozitiv? me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës.


Mjekët epidemiologë bënë në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës. Po kështu, tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar ?pozitivë?, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44 vjeçe. Po të njëjtat burime konfirmojnë se tamponët e kryer dy prindërve të saj në fshatin Pobrat të Urës-Vajgurore dhe vajzës së vogël kanë rezultuar ?negativë?.

Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme iu janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar ?negativë?.

Pas mbërritjes ditën e djeshme të rezultatit ?pozitiv? me Covid-19 të 36-vjeçares, mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat filluan hetimin e kontakteve të saj, duke filluar nga familjarët e saj dhe kolegët e punës në Ujësjellësin e Beratit, të cilët iu nënshtruan të gjithë testimit. Po kështu, mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan edhe ata ?pozitivë?.

Ekonomistja e Ujësjellësit jeton bashkë me vajzën në një pallat në lagjen ?10 Korriku? në Berat, ndërkohë pas konfirmimit të rastit, bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe zonën përreth.

Ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizime Berat. Po kështu, punonjësit e bashkisë kanë kryer pasditen e djeshme edhe dezinfektimin e banesës së prindërve dhe vëllezërve të 36-vjeçares në fshatin Pobrat, ku ajo kishte shkuar shpesh për vizitë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http...
Recommended