Emergjencat, Çuçi: Mbi 100 të rinj po na ndihmojnë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 100 të rinj dhe të reja janë vendosur në mënyrë vullnetarë pranë shtabit të emergjencave civilë në Durrës, me qëllim orientimin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë pas tërmetit të nëntorit.Ministri Bledi Cuci vlerësoi ndihmën e të rinjve të cilët po kontribuojnë për të patur situatën nën kontroll.?Ndihemi krenarë për këta të rinj që nuk kanë kursyer aspak kohë nga koha e tyre që ditët e para të tërmetit. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për të përballuar situatën e rëndë. Besoj se pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë situatë kontrolli të gjendjes?, tha ministri Çuçi.Të rinjtë vullnetarë presin qytetarët në sportelet e Bashkisë, duke i ndihmuar me plotësimin e dokumentacionit për strehim, dorëzimin e akt-konstatimeve, dhënien e informacionit mbi bonusin e qirasë etj.Paralelisht grupi i vullnetarëve Të rinjtë mbulon edhe linjën telefonike të emergjencave për të tre qarqet e prekura nga tërmeti, si dhe ndihmojnë në shpërndarjen, kategorizimin dhe paketimin e ndihmave.
Recommended