Dy viktima sot në Shqipëri/ MSH: Një pjesë e pacientëve janë të rinj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një të enjte për fat të mirë pa viktima, vendi ka shënuar këtë të premte dy të vdekur të tjerë nga Covid-19.Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.Të dy viktimat ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.Në total numri i viktimave në Shqiperi ka shkuar në 85, ku afro gjysma e tyre 46 I përkasin qarkut të Tiranës.Ministria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit nga 420 testime dolën 90 raste pozitive.COVID-19 - Statistika (10 Korrik 2020)Testime totale 31513Raste pozitive 3278Raste të shëruara 1875Raste Aktive 1318Humbje jete 85(Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 529Durrës 229Shkodër 169Vlorë 120Lezhë 65Fier 41Kukës 40Elbasan 34Korçë 32Berat 24Dibër 18 Gjirokastër 17
Recommended