Katër viktima sot nga koronavirusi/ Totali në Shqipëri shkon 93 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë të dielë, bilanci nga Covid-19 në vendin tonë është i rëndë. Ministria e Shëndetësise në buletinin ditorë bëri të ditur se katër paciente të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.Ministria gjithsesi nuk sqaron në njoftim se cili nga pacientet ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, por është mjaftuar vetëm me moshën e tyre dhe origjinën.Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Numri total i viktimave në Shqiperi nga Covid-19 tashmë ka shkuar në 93. Shumica e viktimave I përkasin qarkut Tiranë 48 ndërsa Durrësi dhe Shkodra kanë përkatësisht nga 15 viktima.Ministria bëri të ditur se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar dhe se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.Këtë të dielë patëm 83 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin ndërsa në spital janë aktualisht 72 pacientë nga të cilët 4 janë të intubuar në gjendje të rënde.COVID-19 - Statistika (12 Korrik 2020)Testime totale 32353Raste pozitive 3454Raste të shëruara 1946Raste Aktive 1415Humbje jete 93(Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Recommended