51 viktima nga COVID / Në 24 orë humbin jetën dy pacientë! MSH: 6% e mjekëve kaluan koronavirusin
  • 4 years ago
TIRANË-  Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit.

Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve. Ndërkohë, në total janë kryer 3380 teste serologjike  në personel shëndetësor, ku 6% e tyre kanë rezultuar pozitiv! Që do të thotë se 6% e personelit mjekësor e ka kaluar koronavirusin.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.  Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%", njofton Ministria.

Ndërkohë, situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar, teksa ka pasur një rritje të numrit të të shëruarve. "Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT", njofton Ministria.
Recommended