Zgjerohet lista e kandidatëve që pranojnë mandatin e deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar pranë KQZ këtë të martë formularët e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.Mësohet se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Eridola Braha, kandidatja e LSI në qarkun e Gjirokastrës.Braha aktualisht është kryetarja e LSI në Tepelenë.Po ashtu ka shprehur dëshirën për të marrë mandatin e deputetit nga radhët e LSI edhe Elda Hoti. Hoti ishte kandidate e LSI në qarkun e Lezhës.Por krahas LSI, kanë shprehur dëshirën edhe dy kandidatë të PD. Ata janë Majlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.Halilaj ishte kandidate e PD në qarkun e Tiranës ndësa Karamelo në qarkun e Korçës.Këtë të martë do betohen në Kuvend për të marrë mandatin katër kandidatë nga radhët e LSI.

Recommended