Report Tv-Pranuan mandatin, Kryemadhi - kandidatëve: Tradhtarë! S'jua falim

  • 5 years ago
"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë". Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

"Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t'ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend. Kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron", ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t'jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm. Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t'i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do", tha Kryemadhi.

Recommended