Deputeti demokrat në Report Tv: Për 'Zgjedhoren' po bëhet shantazh, kupola e PD presion për mandatin
  • 4 years ago
TIRANE-Deputeti demokrat Halil Jakimi, që u fut në Kuvend nga listat e PD-së tregoi në Report Tv në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj se strukturat organizative dhe kryesia e PD-së i kanë bërë presion që të mos pranonte mandatin e deputetit.

"Përveç kryetarit Basha e gjithë kupola poshtë, struktura kryesore e organizimit dhe kryesisë së PDSH kanë telefonuar dhe kanë bërë presione.Fillimisht më thanë 'Të lutëm mos e merr mandatin, mos e merr', kur nuk pranova, thashë është kontributi im dhe do të përfaqësoj qytetarët, nuk i kam as unë seriozisht dhe as ata nuk kanë bërë, është qetësuar situata" tha ai. Por si u përgjigjet ai akuzave se është blerë nga Edi Rama? "Unë nuk kam çmim" tha ai.

Deputeti demokrat denoncoi se ka informacione se ndaj deputetëve ka shantazhe për të votuar reformën zgjedhore, për të plotësuar kuorumin e nevojshëm. "Unë nuk e votoj marrëveshjen ekstraligjore, që është arritur jashtë institucioneve te shtetit.

Do të jetë turpi mazhorancës dhe opozitës, nëse do të arrihen ato 6 vota, se do të jetë ndikimi i opozitës jashtë dhe mazhorancës brenda. Kam informacione se deputetët po shantazhohen, po u bëhet presion, ose ndoshta tërhiqen nga forca jashtë apo brenda parlamentit, por nuk mendoj se procesi duhet te bëhet pis, të votojnë sikur e ndjejnë" tha ai.
Recommended