RTV Ora - Lirohet ish-deputeti demokrat, burg për dy kryetarët e degëve të PD-së
  • 5 years ago
#rtvora

Lirohet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi. Prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar "arrest me burg", por gjyqtari Taulant Tafa vendosi lirimin e tij.

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

Në një prononcim pas seancës, dy ish-deputetët e PD-së Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi e cilësuan një gjyq farsë për të intimiduar dhe frikësuar opozitën.

Ata shprehën vendosmërinë për të vijuar protestat deri në largimin e Ramës nga karrigia e pushtetit.

Edmond Spaho: Asistuam në seancën e radhës, në përpjekjet e radhës për të trembur PD dhe opozitën e bashkuar në rrugën që kemi ndërmarrë për ta shporrur Edi Ramën dhe klanin e tij nga qeveria, pushteti, nga Shqipëria. Gjyq farsë i zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-ne-oren-1430-seanca-kreret-e-pd-se-librazhit-dhe-prrenjasit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended