Report TV - Rama në Qytet Studenti: Janë bërë shumë abuzime, Veliaj mandatin tjetër bën kampusin
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në tre godina që kanë përfunduar në Qytet Studenti deri tani pas nisjes së rikonstruksionit disa muaj më parë. Rama tha se në mandatin tjetër të bashkisë së Tiranës do të fillojë ndërtimi i kampusit, ndërsa ripërsëriti se gjatë viteve të qeverisjes së PD-së është abuzuar me kthimin e pronave në këtë zonë, por edhe privatizimin e godinave.

"Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje të ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar.

Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar. Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët' tha Rama.
Recommended