RTV Ora - Veliaj premton investime në sport në mandatin tjetër
  • 5 years ago
#rtvora

Kandidati i PS për bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka premtuar në mandatin e dytë ndërtimin e një pallati sporti të posaçëm për lojërat me dorë, si volejbolli apo basketbolli. Gjatë një takimi me vajzat e skuadrës së basketbollit ?Tirana? që u shpall kampione e Shqipërisë, kryebashkiaku foli për ambicien për t?i shërbyer sportit dhe nxitur të rinjtë.

Erion Veliaj: ?Ajo që besoj bëmë me Parkun Olimpik duhet të jetë tani steka se si duhet të jenë mjediset e reja sportive. Ne kemi një koncept, do ta prezantojmë edhe këto ditë, të Pallatit të ri të Sportit. Vërtet Parku Olimpik është mirë për këto lloj aktivitetesh, por nëse do duhen mega aktivitete, do të duhet të kemi një Pallat të mirë Sporti, që të ketë 4- 5 mijë vetë, parkim nëntokësor?,

Veliaj solli në vëmendje edhe investimet e bërë në këtë mandat 4 vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj: ?Në Bashki kemi filluar të bëjmë një revolucion, fillimisht duke e hapur sportin jo vetëm si monopol të disa grupeve. Sot ka 62 palestra me çuna dhe goca që përpiqen, jo vetëm për të qenë më fit fizikisht, por edhe për të mësuar si luhet në skuadër, si humbet, si fiton, etj?,

Trajneri i ekipit të klubit të basketbollit ?Tirana?, Erdal Borova, vlerësoi trofeun e fituar nga ekipi i vajzave të Tiranës, ndërsa presidenti i Klubit, Arbër Kadia tha se tashmë i takon Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera të vendit që t?i japin sportit vëmendje më të madhe.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-premton-investime-ne-sport-ne-mandatin-tjeter

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended