Ora News - Kalaja: Erion Veliaj shfaqet si hanxhar në dorën e SPAK për t’i rënë RTV Ora
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Për gazetarin Auron Kalaja sulmi ndaj RTV Ora ka ardhur si pasojë e linjës editoriale të televizionit.

Në një intervistë për Ora News, Kala tha se Veliaj është shpallur me Covid duke dalë me duart e lara si Ponc Pilati që nuk ka gisht në këtë punë.

Kalaja shtoi edhe se RENEA ka frikësuar kështu jo vetëm gazetarët, por edhe të ftuarit që vijnë në televizion.

Aulon Kalaja: Qeveria e ka kapur median dhe ata që nuk censurojnë ose tentojnë të bëhen zëri i qytetarëve dhe i pasqyrojnë protestat janë me gishtat e dorës, nuk janë shumë. Kot quhen të tjerët televizione kombëtare sepse audienca jep ato televizione që japin të gjitha dhe duke i dhënë publikut vendimin për të vendosur se çfarë është e drejtë apo jo. Ky sulm ka ardhur si pasojë e linjës editoriale që ka ky televizion.

Mësymja e një media në vitin 2020 me RENEA-n, kur kryesuesi i OSBE-së që është Rama, jep shfaqje të tilla, duke shfrytëzuar gushtin si një braktisje që i kanë bërë qytetarët se janë me pushime. Ndërkohë, Veliaj është shpallur me Covid duke dalë me duart e lara si Ponc Pilati që nuk ka gisht në këtë punë. RENEA ka frikësuar kështu jo vetëm gazetarët, por edhe të ftuarit që vijnë në televizion. Edhe Reporteret pa Kufij kanë reaguar duke përmendur emra konkretë, të Ramës dhe Veliajt.

Për Kalanë, Erion Veliaj është shfaqur si një hanxhar në dorën e SPAK për t?i rënë RTV Ora.

Aulon Kalaja: Erion Veliaj është një vrasës gjakftohtë i medieve në vend. Veliaj ka më shumë media aleate se sa Rama. Janë me qeverinë, por ndaj Veliajt, nuk ka pasur kritika. Ne e dimë mirë se çfarë ndodhi, kur Ora News vendosi të bëjë kronika kritike ndaj bashkisë, Erion Veliaj shfaqet si hanxhar në dorën e SPAK për t?i rënë RTV Ora. Nuk merrem fare me presidentin, sepse e gjykoj si një sulm mbi median shqiptare të lirë. Në këtë betejë do të fitojë fjala e lirë.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kalaja-erion-veliaj-shfaqet-si-hanxhar-ne-doren-e-spak-per-ti-rene-rtv-ora/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended