Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytet Studenti, Veliaj: Studentët t’i kthehen mësimit

  • 5 years ago
Një tjetër konvikt në "Qytetin Studenti" i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët. Pak kohë pasi qendrat studentore kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre. Pas punës së bërë me konviktet te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Mjekësisë te rruga e ?Dibrës?, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për përmirësimin e konvikteve në Qytet Studenti.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t?i kthehen mësimit për t?i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t?i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.

?Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t?i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode?, tha Veliaj.

Ai theksoi se aktualisht, për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre.

Recommended