Report TV - Zbardhet lista e kandidatëve të LSI, Kryemadhi në Elbasan

  • 7 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Lista e LSI në të gjitha qarqet, por sidomos në Tiranë është e mbushur me shumë të rinj nga LRI.

Gjithashtu LSI ka rikthyer në lista për kandidatë për deputetë edhe ministrat e larguar Naço dhe Haxhinasto.

Në Tiranë listën e kryeson ministrja Klajda Gjosha, ndërsa kryetari i grupit Luan Rama do të jetën në pozicionin e pestë.

Meta u shpreh se Luan Rama kandidon pikërisht në atë pozicion ku do të garonte ai nëse nuk do të ishte zgjedhur President.

Në Vlorë qarkun e kryeson Shezai Rrokaj, i ndjekur nga ministri Dervishaj. Në Shkodër i pari është Agron Çela, në Lezhë Viktor Tusha, në Kukës vajza e Shpresa Beçajt, Selvi Beçaj.

Në Korçë, ashtu sikur tha edhe Meta do të jetë Edmond Panariti, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Fier Petrit Vasili, në Elbasan do të jetë Monika Kryemadhi, në Durrës Lefter Koka, në Dibër Përparim Spahiu dhe në Berat Nasip Naço.

Nesër do të mblidhet Komiteti Drejtues i LSI, ndërsa të mërkurën Konventa për të zgjedhur kryetarin e ri, që do të jetë Petrit Vasili.

Recommended