Report Tv-KQZ i jep mandatet katër kandidatëve të LSI-së, nesër betimi në kuvend
  • 5 years ago
Komisioni Qëndror i zgjedhjeve vendosi t'i japë mandatet e deputetëve kandidatëve të listëts së LSI-së të cilët do të zëvëndësojnë deputetët të cilët kanë djegur mandatet.

Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e LSI-së. Ata do të zëvëndësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Braimllarin dhe Përparim Spahiun

Ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur opozita do të zhvillojë një protestë në ambientet e jashtme të tij.

Ndërkohë që Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së i quajti kandaidatët e listës që kanë pranuar mandatin e deputetit tradhtarë
Recommended