Report TV - Opozita e re me 10 deputetë/ KQZ u jep mandatin edhe 6 kandidatëve
  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e deputetëve në Kuvend nga listat e opozitës.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;
Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja
Recommended