TV Ora - Listave u vjen fundi, KQZ u jep mandatin 3 kandidatëve të LSI
  • 5 years ago
#tvora #

Në Shkodër dhe në Lezhë listave të kandidatëve të PD u vjen fundi. Nga 8 mandate, për tu shqyrtuar janë dhe 4 emra, çka bën që parlamenti të funksionojë tashmë me më pak se 140 deputetë. Prej listave të LSI, kandidatët vazhdojnë të pranojnë mandatin, ku KQZ do tu japë të drejtën të bëhen pjesë e kuvendit dhe tre emrave të tjerë.

Në karriget e opozitës në Parlamentin e Shqipërisë pritet të ulen edhe 3 deputetë nga lista e LSI-së. Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i zëvendësimeve nga lista e LSI-së pritet të shkojë në 11 nga 17 në gjithsej.

Në Tiranë, Ralf Gjoni, ish këshilltar i Ilir Metës, do të marrë mandatin e Klajda Gjoshën. Ish këshilltari në bashkinë e Fierit, Nimet Musai do të zëvendësojë Petrit Vasilin. Ndërsa kryetarja e LRI-së në Vlorë Enada Koçiraj do të marrë mandatin e Shezai Rrokaj.

Ndryshe nga kandidatwt e LSI-së nga lista e PD në Parlament ka mbetur me 6 deputetë. Madje tashmë ka nisur dhe shterimi i listave në qarqe. Në Shkodër kanë mbetur dhe dy emra, nga 5 mandate që ka PD, edhe në Lezhë janë për tu shqyrtuar dy emrat e fundit, nga tre deputetë që ka selia blu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nimet-musai-terhiqet-nga-mandati-i-keshilltarit-te-marre-ate-te-deputetit

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended