Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, vjen reagimi i parë nga LSI: Rama hapi konflikt

  • 4 years ago
Provokim që sjell konflikt politik dhe që do të marrë përgjigjen e merituar. Kështu e cilëson nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që hap listat dhe ndalon koalicionet parazgjedhore.

"Opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë maskaradë që po ndodh pas marrëveshjes së 5 qershorit. Duhet të sqaroj që cështja e sistemit apo listave të hapura nuk është se opozita është kundër, por kemi një marrëveshje në 5 qershor. Tentativa e Ramës është provokim për të minuar këtë marrëveshje. Frika e Ramës nga zgjedhjet dhe koalicioni jo thjesht opozitar por i të gjithë qytetarëve.Jemi për të diskutuar për sistemin zgjedhor, ok hajdeni ulemi sërish në tryezë. Duhet një debat i gjerë për sistemin dhe vendimmarrja u takon qytetarëve. Edhe për hapjen e listave që ka disa variante. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Gjithë përgjegjësia është e atij kryeministri që minon marrëveshjen e 5 qershorit. Opozita do ta shprehin me votë revoltën. Kjo lojë aspak e drejtë e Ramës do të ketë përgjigjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Recommended