Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Basha: U prish pakti i 5 Qershorit! Më çoi njerëz....

  • 4 years ago
TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama sot prishi në esencë duke zhvlerësuar dhe hedhur në erë marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në datë 5 qershor pas deklaratës se është për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për liderin demokrat, frika e Edi Ramës buron te koalicioni opozitar. Pika dytë e marrëveshjes së 5 qershorit, vijoi më tej Lulzim Basha, e përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit. Kryedemokrati theksoi se listat e hapura bëhen me ndryshime në Kodin Zgjedhor, por Rama do të ndërhyjë në Kushtetutë për të hequr koalicionet.

Recommended