Report TV -Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI!
  • 3 years ago
TIRANË- 2 orë e 20 minuta mbledhje nuk prodhuan asgjë nga mbledhja e Këshillit Politik të zhvilluar ditën e sotme! Palët kanë dalë me qëndrime më të kundërta se kurrë. Damian Gjiknuri ripërsëriti ftesën për opozitën e Bashkuar për të sjellë një propozim për koalicionet duke iu referuar një shembulli europian, teksa 'i shtriu' dorën opozitës së re. Ai e bëri të qartë se nuk do e presë për shumë gjatë PD-LSI, pasi koha nuk premton. Nëse nuk arrihet një konsensus, atëherë mazhoranca do e votojë me votat e opozitës së re, tha Gjiknuri.
Recommended