PS: Hapja e listave 100% dhe koalicionet minojne zgjedhjet |Lajme-News
  • 4 years ago
Mazhoranca nuk e përjashton hapjen e listave 100% sikundër propozon opozita e bashkuar, e cila është shprehur se ato mund të funksionojnë më së miri me koalicionet parazgjedhore.
Por bashkëkryetari i Komisionit të reformës elektorale, Damian Gjiknuri në kundërpergjigje të formulës së sjellë në këshillin Politik sqaron tre arsye që sipas tij së bashku me koalicionet parazgjedhore, listat e hapura mund të minojnë zgjedhjet.
?Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish ?fantazma?, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta ?minojë? plotësisht administrimin e procesit. Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve?.
Demokratët iu përgjigjën Gjiknurit përmes numrit ?dy? të tyre, Gazment Bardhi që thotë se zgjedhjet nuk dëmtohen nga pjesëmarrja e partive, por nga kandidatët me lidhje krimin. Bardhi nënvizon refuzimin e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme.
?Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike. Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët?.
Ky qëndrim i palëve vjen pas dështimit të mbledhjes së Këshillit Politik ditën e premte, ku propozimi i opozitës për hapjen 100% të listave pa cënuar koalicionet parazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve nuk gjeti dakordësinë e mazhorancës, e cila është e vendosur për t?i votuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended