Kandidatët pranuan mandatin, Kryemadhi: Tradhtarë! Askush nuk do jua fal

  • 5 years ago
Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë". Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

"Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t'ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend që kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron", ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t'jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbole të pacënueshme mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona ne do t'i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do", tha Kryemadhi.

Sa i përket protestave që opozita ka paralajmëruar të mbajë kundër qeverisë, këtë radhë kryetarja e LSI-së tha se janë marrë masat për të përballuar gazin lotsjellës që policia ka hedhur në rastet kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

"Jo gaz lotsjellës të përdori Sandër Lleshi me lleshët e tij, ne i kemi marrë masat dhe do të përballemi me ta", theksoi ajo.

Të rinjve të LRI-së, Kryemadhi u bëri thirrje të nisin fushatën, por jo për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 209, por për zgjedhje të parakohshme që sipas saj do të mbahen në fund të muajit maj të këtij viti.

Recommended